Sms për deputetët demokratë: Pas Kuvendit, bojkot edhe aktiviteteve të Metës

Pas bojkotit të Kuvendit, demokratët bojkotojnë edhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Një sms e shpërndarë nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka për deputetët e PD-së udhëzon këta të fundit që të mos marrin pjesë as në aktivitetet apo pritjet zyrtare që kryeparlamentari organizon.
“Përshëndetje! Ju informoj se qëndrimi ynë ndaj Parlamentit nuk ka ndryshuar. Me porosi edhe të kryetarit të PD-së, nuk do të marrim pjesë në asnjë aktivitet të Parlamentit dhe të Metës edhe kur janë takime me personalitete të huaja. Ju falenderoj për mirëkuptimin. Edi Paloka” është mesazhi telefonik që iu është dërguar deputetëve dhe që është publikuar nga të përditshmet shqiptare.
n.k
Add new comment