DAP njofton nisjen e “spastrimit” të administratës publike nga “të papërshtatshmit”. S'ka "status" për ata që s'plotësojnë kriteret

Ata punonjës që nuk plotësojnë kriteret për vendin e punës në administratën publike nuk do të përfitojnë statusin e nëpunësit civil, ndryshe nga sa parashikohej në variantin e paamenduar të ligjit të ri për statusin e nëpunësi civil. Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu njoftoi se janë shqyrtuar të gjithë dosjet e punonjësve ekzistues të administratës publike dhe për rastet e mosplotësimit të kritereve nuk do të jepet statusi i nëpunësi civil. Drejtuesja e DAP njoftoi se deri më tani janë hapur 257 pozicione pune për specialistë ndërsa në vijim do të njoftohen edhe vende të tjera vakante.
Ndërsa për personat të cilët nuk plotësojnë kriteret e plota arsimore (pra që nuk kanë kryer studimet master) për pozicionet e punës, do të jepen 2 vite kohë për të kryer këto studime. Nëse në këtë periudhë nuk do të përmbushet ky kriter, atëhere punonjësit do të largohen nga puna në shërbimin civil.
n.k
Add new comment