Lavdrim Muhaxheri plagoset në Siri

Plumbave në luftën e Sirisë nuk u shpëton as Lavdrim Muhaxheri. Mësohet se xhihadisti kosovar, i njohur ndryshe si “Luani” i Kosovës është plagosur gjatë luftimeve dhe po mjekohet në shtëpi. “Ora Neës”raporton se ka qenë shoku i Muhaxherit, Saleel Al Sawarim (edhe ky nga Kosova) ai që ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ngjarjen e ndodhur.
“Lavdrim Muhaxheri mirë është me shëndet është në shtëpi dhe nuk është në spital . Allahu ia mundësoftë sa më shpejt të shërohet nga plaga e operacionit dhe të kthehet në front baskë me luanët tjerë”, ka shkruar shoku i Lavdrimit, Saleel Al Sawarim. Muhaxheri, vetëm dy ditë më parë u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
n.k
Add new comment