Skandali i BSH, Braçe: "Do të propozoj në Kuvend analizë për nxjerrjen e përgjegjësive ligjore"

Postuar në 17 Gusht, 2014 10:48

Erion Braçe, Kryetari i komisionit kuvendor të Ekonomisë do të propozojë që sesioni i ri i Kuvendit të nisë me një analizë për Bankën e Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.

Këtë reagim Braçe e ka bërë në rrjetin social “Facebook”. Kreu i komisionit të Ekonomisë do të kërkojë nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për Guvernatorin, Këshillin Mbikëqyrës dhe Inspektoratin e Përgjithshëm.

Në postimin e tij, Braçe shkruan: “Do ti propozoj Komisionit te Ekonomisë që sesionin e ri te Kuvendit ta nise me analizën dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Këshillin Mbikëqyrës të bankës si dhe Inspektoratin e përgjithshëm të BSH-së. Përgjegjësitë në raport me ngjarjen e rëndë të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Përgjegjësitë në raport me të tjera fenomene të rënda të ndodhura në Bankën e Shqipërisë që kanë ndikimin e tyre në abuzime me pozitat drejtuese, mbingarkimin e strukturës së Bankës, mbushjen e saj me lidhje nepotike e politike-duke cenuar rende pavarësinë e Bankës së Shqipërisë.”, shkruan Braçe.

Deputeti Braçe shprehet i irrituar për heshtjen institucionale në lidhje me këtë skandal. “Unë e di shumë mirë që Kuvendi ka për të plotësuar dy vende bosh në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Por, puna nuk mund të nisë nga këtu! Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë! Jo! Më parë përgjegjësitë. Pastaj plotësimet e domosdoshme ligjore e burimet njerëzore.”, shkruan Braçe.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.