Paris, sulmohet dhe grabitet makina e një princi saudit, vidhen 250 mijë euro

Një grabitje e guximshme ka ndodhur në kryeqytetin francez, njofton BBC. Persona të armatosur rëndë kanë sulmuar një autokolonë që i përkiste një princi saudit, duke vjedhur 250 mijë euro. Autokolona po udhëtonte drejt veriut të Parisit për në aeroportin Le Bourget, kur sulmuesit e armatosur arritën të marrin kontrollin e një makine, një Mercedes furgon, duke marrë prej aty paratë dhe dokumente. Sipas policisë, autokolona u sulmua nga tetë persona të armatosur me kallashnikov, në dy makina të ndryshme, ndërsa kishte dalë nga ambasada saudite.Personat që ishin në furgonin Mercedes u liruan. “Në makinë kishte rreth 250 miijë euro dhe dokumente zyrtare të ambasadës saudite,” tha një zëdhënës.
a.k
Add new comment