Rrëfehet Elvira Gega: Kam dëgjuar poshtërimet më të mëdha, por tek vajza nuk mund të duroja

Postuar në 18 Gusht, 2014 07:52

“Më erdhi shpirti në majë të hundës”, thotë Elvira Gega në studion e News24-ës në Gjirokastër, për gazetarin Artur Çani. Gruaja që denoncoi me fakte sekretarin e Koço Kokëdhimës në Sarandë, Agron Cane për kërkesën e favoreve seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune, ka rrëfyer gjithë historinë. Elvira ngul këmbë se Cane ishte në detyrë në momentin që ajo ka regjistruar videon në zyrën e tij, duke hedhur poshtë pretendimet se ky i fundit ka lënë detyrën më 15 korrik. Gruaja tha se videoja është regjistruar në 14 gusht. Ajo vendosi ta bëjë këtë hap sepse: “Më poshtëroi për fëmijën, më kërkoi gjënë më të shtrenjtë, e tregoi hapur pedofilinë dhe që shumë njerëz që janë në nevojë të mos poshtërohen më. Unë si nënë e mora një iniciativë të tillë, që fëmija ime të mos vuante. Kam dëgjuar poshtërimet më të mëdha, por tek vajza nuk duroja. Dua t’u jap një mësim të gjithëve që aty ku preken të shtrenjtët e tyre, të denoncojnë. Madje kanë thënë se e kam shitur videon, por jo e bëra për vajzën”.

 

Më gjatë në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ekskluzive--rrefehet-elvira-gega-videon-e-regjistrova-me-14-gusht-cane-ende-ne-detyre-206394.html

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.