Papa Françesku shpjegon për gazetarët dy arsyet që e shtyjnë të vizitojë Shqipërinë

Papa Françesku e komentoi kështu arsyen e ardhjes në Shqipëri, i pyetur nga gazetarët gjatë rrugës së kthimit nga Korea e Jugut, në avionin e linjës Seul-Romë: “Tani të mendojmë se jemi në Ballkan: Kanë mundur të bëjnë një qeveri uniteti kombëtar mes myslimanëve, ortodokseve dhe katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë dhe është i ekuilibruar, dhe kjo është gjë e mirë, është harmonizuese.
Mendova se Prania e Papës në Shqipëri është për t’i treguar të gjithë popujve: Ja, mund të punohet së bashku. Unë e ndieja si të ishte një ndihmë e vërtetë për atë popull fisnik”.
Arsyeja e dytë, shpjegon Papa: “Shqipëria është i vetmi vend komunist që kishte ateizmin praktik në Kushtetutë, nëse shkoje në meshë ishte veprim antikushtetues. Një ministër me tregoi se atëherë u shkatërruan 1820 kisha, dhe dua të citoj numrin e saktë, dhe ishin si katolike dhe ortodokse, ndërsa disa u bënë kinema, teatro dhe salla kërcimi. Unë ndjeva se duhej të shkoja sepse duhet mbështetur një popull që ka vuajtur”.
a.k
Add new comment