Pallat 20 katësh pranë digës së liqenit. PS kërkon dorëheqjen e Bashës, ky i fundit: “Jeni kundër investimeve strategjike dhe punësimit”

Ndërtimi i një pallati të ri 20-katësh, anash digës së liqenit Artificial në Tiranë, për socialistët është tallje e kryebashkiakut të Tiranës, Basha, me qytetarët e Tiranë. Ervin Bushati, sekretar për Çështjet Ekonomike në PS, e përshkroi lejen e ndërtimit, dhënë nga Basha, si talljen më të fundit të tij ndaj qyetetarëve të kryeqytetit, sepse “nuk ka mbajtur premtimin se do të hapte parqe të reja, në një kohë që dënonte punën e kandidatit tjetër për kryetar bashkie. Ndaj Basha duhet të japë dorëheqjen”. Akuzat e dikurshme demokrate për kryebashkiakun Rama, me çështjen “Tan Lepuri”, në fakt për Bashën tani interpretohen ndryshe. Nëpërmjet një reagimi për median, Bashkia Tiranë thotë se “e vërteta është se Edi Rama ka bllokuar investime strategjike dhe mijëra vende pune për qytetarët e Tiranës”.
a.k
Comments
Pa le por shkruan se dyshja
<p>Pa le por shkruan se dyshja Rama-Meta nuk interesohete per njerzit dhe fyekan inteligjencen e tyre! Pa a ka ofendim me te madh per njerezit, qe, ndersa atij i kerkohet te shpjegoj lejen e ndertimit nen digen e liqenit, ai hidhet dege me dege, sikur ka perpara budallenj e jo njerez normal, qe jane shume te shqetesuar per kete projekt. Nder keta bej pjese edhe une, sepse kaloj cdo mengjes aty dhe perfytyroj zenien prej fyti qytetareve te Tiranes me kete projekt, nga nje krybashkiak te papergjegjshem. Me e pakta ai duhte ta zinte ne goje kete akuze dhe ta shpjegonte sipas menyres se tij, pastaj te kalonte te Rama. Tjeter: Si shume flet Basha ne emer te shqipaterve, sikur shqipatret kudo qe jane atij ja kane lene amanet te paret e tij familjare. Une nuk mendoj se Bashes i mungon inteligjenca, por me shume i meshoj se eshte i lig dhe shfrytezon inteligjencen e tij, qe kete ligesi t'ua faturoj kundershatreve politik. Per kete ka shume shembuj, por nuk eshte ketu vendi t'i numerojme. Mjafton edhe kjo: te gjithe e dine se si doli pa lagur nga abuzimi me rrugen e kombit, vetem e vetem per procedure, sepse si dinak dhe i lig, iu shmang te gjitha thirrjeve ne gjykate, per t'u perballur me akuzat deri sa ia hodhi. "Per budallenj na merrni ne!?"</p>
Add new comment