Nga PD-ja në bashki. “Shqip” shkruan për shkarkimin e katër drejtorëve për shkak të përfshirjes së tyre në zgjedhjet e PD-së

Një sërë drejtorësh janë liruar së fundmi nga detyra në Bashkinë e Tiranës. “Shqip” shkruan se katër drejtorë që mbulojnë ndërmarrje të ndryshme në bashki janë shkarkuar nga kryetari Lulzim Basha, por lidhur me motivet gazeta nuk jep asgjë zyrtare. Duke cituar burime anonime, “Shqip” interpreton se largimi është bërë për arsye të ndërhyrjes që këta drejtorë kanë bërë në procesin zgjedhor të PD-së, çka për pasojë ka provokuar reagmin e militantëve. Po kështu duket se ka qenë shkelja nga vetë Basha e udhëzimit për zgjedhjet në PD, me kandidimin e Xhelal Mziut dhe të dy zyrtarëve të tjerë, që ka shtuar pakënaqësitë e që ndoshta ka diktuar “hapjen e vendeve të reja të punës në bashki”.
s.z
Add new comment