Pelegrinazhi në Tomorr, bie në humnerë fuoristrada

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik, gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Aksidenti ka ndodhur paraditen e së enjtes, kur mjeti tip fuoristradë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Novaj. Sipas policisë automjteti po udhetonte drejt Kulmakut, vendit ku bëhet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj. Si pasojë e aksidentit jane plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jëtën në spitalin e Beratit 2 vëllezerit Deli dhe Muharrem Dervishi, përkatësisht 19 dhe 17-vjeç, banorë të fshatit Therepel. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit 52 vjeçarti Bexhet Bajraktari, që së bashku me dy të plagosurit e tjetrë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Beratit. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit për shkak të rrugës së keqe.
Add new comment