Konferenca e Berlinit dhe “roli kyç i Shqipërisë”. Bushati sqaron diçka për takimin e 28 gushtit

Postuar në 21 Gusht, 2014 08:48

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë sot disa elementë që hedhin dritë mbi konferencën e Berlinit që mbahet më 28 gusht, e për të cilën po flitet se “Shqipëria do të jetë violinë e parë”. “Shqipëria është një vend që mban Presidencën e radhës të iniciativës së Europës Juglindore dhe kryeministri Rama për pasojë është drejtues i kësaj iniciative. Së dyti, Shqipëria, këtë vit, mori statusin e vendit kandidat dhe përbën një lajm në raport me vendet e tjera në këtë proces. Së treti, Shqipëria është një vend i cili me rigorozitet, gjatë gjithë periudhës së krizës në Ukrainë i është përmbajtur vlerave europiane, duke njehsuar qendrimet e saj në politikën e jashtme. Në këtë kontekst, është e logjikshme, që të ketë një ndarje detyrash ndërmjet vendeve dhe një përcaktim luajal të rolit të secilit në këtë proces”, tha Bushati për “Top-Channel”. Qasjen pozitive në lëmin e politikës së Jashtme e ka nënvizuar sot edhe Edi Rama në konferencën që mbajti me gazetarët, duke theksuar madje se ripërcaktimi i kësaj politike konsiston në ndryshimin e sjelljes së Shqipërisë, që nuk është as e përulur dhe as krenare. Rama ka folur edhe për nevojën e financimeve të projekteve të mëdha si korridori 8, i cili nuk mund të përballohet nga vendet e Ballkanit, që ai prek.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.