Koha Ditore: Vritet informatori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Mediet në Kosovë raportojnë se, një person i rekrutuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është vrarë në Siri.
Nga ana e saj AKI e ka përgënjeshtuar një gjë të tillë, por “Koha Ditore” shkruan se, F.S., rreth 42 vjeç ishte rekrutuar si informator dhe bashkëpunëtor nga AKI-ja për të dhënë informata rreth kosovarëve që luftojnë në Siri.
Ai ishte identifikuar nga Agjencia inteligjente që drejtohet nga Bashkim Smakaj dhe ishte rekrutuar, pas shkuarjes së parë në Siri si
njëri prej vullnetarëve të parë.
F.S. ishte zgjedhur edhe për shkak të lidhjeve familjare dhe besueshmërisë që kishte në mesin e drejtuesve të lëvizjes islame “Bashkohu”.
Burime të ndryshme zyrtare kanë thënë për gazetën se F.S. ka bashkëpunuar për muaj të tërë me AKI-në.
S.S
Add new comment