KKT-ja pezullon lejet e mëtejshme, por nuk prek ato që janë miratuar(?!). Vendimet i referohen ndarjes administrative, ende pa fuqi juridike

Vendimi i sotshëm i Këshillit Kombëtar të Territorit është shumë më i gjerë në sferën e vet ndikuese sesa nga ajo që u tha në fjalën e kryeministrit. Kjo pasi KKT-ja ka marrë dy vendime që harmonizohen në qëllime dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Për më tepër që kjo ndërhyrje e beftë mund të cenojë jo pak subjekte, por edhe të kufizojnë veprimtarinë e disa njësive të qeverises vendore. Janë pra dy vendime: vendimi i parë titullohet “ Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo –territoriale” dhe përcakton me 12 pika të vetat procedurat e pezullimit të zbatimit të instrumenteve të planifikimit vendor deri në konstiuimin e njësive të reja të qeverisjes vendore në vitin 2015. “KKT-ja…vendosi: Fillimin e procedurave për rishikimin e instrumenteve të planifikimit vendor, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me qëllim harmonizimin e tyre në funksion të ndarjes së re administrative – territoriale. 2. Pezullimin e zbatimit të instrumenteve të planifikimit vendor, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015. 3. Pezullimin e dhënies së lejeve të reja zhvillimore dhe pezullimin e planeve të detajuara vendore nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015”, thuhet në vendimi e parë. Siç mund të vihet re si qëllim të rishikimit vihet harmonizimi i instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrative-territoriale. Këtu ka një problem me natyrë juridike, pasi neni 12 i vendimit deklaron se “ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. Pra hyn sot që është marrë, ndërkohë që ligji për ndarjen e re administrative dhe territoriale u kthye për rishqyrtim nga Presidenti i vendit dhe në rastin më të mirë do të miratohet nga Kuvendi në sesionin e ri parlamentar. Vendimi merr si referencë juridike ligjin nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar dhe VKM-në nr. 481, datë 22.06.2011 “Për Miratimin e Rregullores Uniforme të Instrumenteve të Planifikimit”, i ndryshuar. Në ligjin në fjalë përshkruhet se çfarë është instrumenti i planifikimit vendor. “Instrumente të planifikimit" janë politikat, planet dhe rregulloret, që zbatohen në mënyrë të përgjithshme ndaj një territori, pjesë të tij apo ndaj një tipi zhvillimi.Instrumentet e planifikimit janë qendrore dhe vendore. Instrumentet e planifikimit vendor ndahen në:
a) instrumente të përgjithshme vendore; b) instrumente të detajuara vendore”, thotë ligji, ndërkohë që ligji tjetër për qeverisjen vendore, pra ligji nr. 8652, përcakton kompetenca për pushtetin vendor aktual, si “kompetenca administrative”, “komptenca investimi”, teksa në nenin 10, pika g, u njihet edhe e drejta e “planifikimit urban, menaxhimit të tokës dhe strehimit sipas mënyrës së përcaktuar me ligj”. Për këtë arsye sa kohë që ligji për organet e qeverisjes vendore është në fuqi ai është taksativ për njësitë e qeverisjes vendore. Për më tepër që vendimi i sotshëm i KKT-së deklaron vetëm nisjen e rishikimit të instrumenteve të planifikimit, të cilat ndërkohë janë miratuar më herët konform ndarjes aktuale dhe vendimeve të KKT-së. Mirëpo është pika 5 e vendimit ajo që zbulon rrezen praktike të veprimit të tij. “5. Pezullimi i zhvillimit nuk zbatohet për: a) zhvillime të autorizuara me leje zhvillimore, të dhëna në përputhje me instrumentet e planifikimit, që kanë hyrë në fuqi përpara këtij vendimi; b) punime të mirëmbajtjes”, thuhet në vendim, i cili sjell me vete një kontraditë, pasi në pikën 2 thuhet qartë se me vendimin bëhet vetë pezullimi i zbatimit të instrumenteve të planifikimit. Pra ata që kanë nisur punën aktualisht në terren, do të vijojnë, edhe pse vetë njësive vendore u pezullohen ato instrumente planifikimi, të cilat i kanë hapur rrugë lejeve zhvillimore. Ndërkohë është vendimi nr. 2 ai që zbardh edhe “vizionin” nëse mund të shprehemi kështu të ndërhyrjes urgjente të KKT-së me këtë vendim dhe të qeverisë që ka të drejtën e planifikimit në mbarë hapësirën e vendit. Së pari duhet thënë se neni 45, i ligjit “Për Planifikimin e Territorit, e thotë shprehimisht se “në rastet kur instrumenti vendor i miratuar i planifikimit duhet të harmonizohet me instrumente kombëtare në fuqi të planifikimit dhe mund të kërkojë ndryshime, për të siguruar përputhshmëri, njësia e qeverisjes vendore u dërgon, brenda të njëjtit afat të përmendur në pikën 2 të nenit 44 të këtij ligji, ministrisë/ministrive përgjegjëse instrumentin vendor të planifikimit, të miratuar dhe projektin përfundimtar të propozimeve përkatëse për ndryshimin e instrumentit kombëtar të planifikimit, sipas pikës 5 të nenit 41 të këtij ligji”. Thënë ndryshe, njësia vendore, e cila me hartën e re administrative që është referimi që funksionalizon të gjithë këtë vendim, nuk do të jetë më kjo që është, do të duhet që të hartojë instrumente të reja në përputhje me instrumentet e planifikimit kombëtar. Dhe në vendimin nr. 2 duket se janë përcaktuar 5 projekte që quhen “projekte pilot në kuadrin e planeve kombëtare të territorit”. Referenca ligjore është identike me vendimin e parë dhe parashikon: “Fillimin e procedurave për hartimin e pesë projekteve pilot në kuadrin e Planeve të Integruara Ndërsektoriale për Brezin Bregdetar dhe zonën ekonomike Tiranë – Durrës:
Projekti 1: Hapësira Tiranë – Durrës, Ura e Metropolit të Ri të Shqipërisë
Projekti 2: Kurora e Tiranës, Frymëmarrja e Metropolit Shqiptar
Projekti 3: Rigjenerimi i Vijës Bregdetare Uji i Ftohtë – Palasë
Projekti 4: Himara dhe Yjësia e Vendbanimeve përreth, Një model i Ri Rikualifikimi Urban
Projekti 5: Hapësira Sarandë – Ksamil, Një Rrugë e Re Zhvillimi Turistik”.
Mund të shikohet me këtë rast se projektet prekin zonat më të rëndësishme ekonomike të vendit ku përfshihet edhe Kurora e Tiranës. Këtu mendja shkon te debati për pallatin 20 katësh që po synohet të ndërtohet me lejen e bashkisë në Liqenin Artificial. Për rrjedhojë, përfshirja e kurorës së Tiranës në projektin pilot, pra në rishikim të planifikimit territorial, është e qartë se dikton rishikimin nga bashkia të planifikimit të vet urban. E paqartë mbetet sesi do të veprohet nëse leja e dhënë është në përputhje me instrumentet në fuqi, pasi me këtë rast do të krijohej një ngërç juridik. Në reagimin e vet, Bashkia e Tiranës ka nënvizuar pikërisht këtë gjë: “Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër pronë publike. Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër të parkut të Liqenit por ruan kompleksin e pishinave dhe kompleksin sportiv si dhe kthen 20 mijë metra katrorë nga pronë private në hapësira publike, në përputhje me rregullat e planit urban të Tiranës”. Të gjithë kësaj turbullire juridike vendimesh, i do shtuar si sqarimi më i mirë i mundshëm, ajo që vetë kryeministri tha sot në mbledhjen e KKT-së: “Nuk dua që të krijohet një ekuivok. Ky është një vendim që do të merrej edhe pa ndarjen e re administrative, në kushtet kur eksperienca na tregon se inercia e fazës së fundit të një mandati, në shumë territore ka sjellë edhe plagët më të mëdha. Kemi raste flagrante dhëniesh të qindra lejeve brenda 2-3 muajve të fundit, para dhe gjatë fushatës, nga autoritete vendore të papërgjegjshme, që kanë sjellë plagë të panumërta”.
Vendimi 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT
V E N D I M
Nr. 1, Datë 22.08.2014
PËR
HARMONIZIMIN E INSTRUMENTEVE TË PLANIFIKIMIT VENDOR NË FUNKSION TË NDARJES SË RE ADMINISTRATIVO - TERRITORIALE
Në mbështetje të neneve 6, 8, 33, 35, 64 dhe 70 të Ligjit nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar; të VKM-së nr. 481, datë 22.06.2011 “Për Miratimin e Rregullores Uniforme të Instrumenteve të Planifikimit”, i ndryshuar; VKM-së nr. 877, datë 03.10.2013 “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit”, me propozimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit; në kuadër të konstituimit të njësive të reja të qeverisjes vendore, me qëllim mbrojtjen e vlerave dhe karakteristikave të territorit dhe interesit publik, për një zhvillim të qëndrueshëm të territorit në këtë periudhë tranzitore, në mungesë të Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit, si dhe më qëllim harmonizimin e legjislacionit në fushën e ndërtimit me Ligjin e ri të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Këshilli Kombëtar i Territorit,
VENDOSI:
1. Fillimin e procedurave për rishikimin e instrumenteve të planifikimit vendor, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me qëllim harmonizimin e tyre në funksion të ndarjes së re administrativo – territoriale.
2. Pezullimin e zbatimit të instrumenteve të planifikimit vendor, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.
3. Pezullimin e dhënies së lejeve të reja zhvillimore dhe pezullimin e planeve të detajuara vendore nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.
4. Gjatë periudhës së pezullimit, sipas pikave 2 dhe 3 më sipër, autoritetet e planifikimit lejohen të japin leje zhvillimore vetëm për këto raste përjashtimore:
a) punime të infrastrukturës; b) struktura publike; c) ndërhyrje me karakter emergjent; d) leje zhvillimore për interes publik, shtetëror dhe kombëtar; e) leje zhvillimore për struktura me funksion prodhues, industrial, përfshirë këtu ato me material porositës, si dhe struktura në funksion të prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, pas konfirmimit nga AKPT-ja dhe informimit të Këshillit Kombëtar të Territorit lidhur me konformitetin e zhvillimit të propozuar me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikim it të miratuara ose në proces.
5. Pezullimi i zhvillimit nuk zbatohet për:
a) zhvillime të autorizuara me leje zhvillimore, të dhëna në përputhje me instrumentet e planifikimit, që kanë hyrë në fuqi përpara këtij vendimi; b) punime të mirëmbajtjes.
6. Lejet e zhvillimit që nuk mbështeten në instrumentet e detyrueshme të planifikimit në fuqi duhet të rishikohen dhe harmonizohen me instrumentet e planifikimit në përfundim të periudhës së pezullimit, sipas pikave 2 dhe 3 të këtij vendimi.
7. Çdo leje zhvillimi dhe plan i detajuar vendor, i miratuar pas datës së miratimit të këtij vendimi, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikat 4 dhe 5 të tij, konsiderohet nul dhe i pavlefshëm.
8. Vendimi për pezullimin e zhvillimit mund të rishikohet përpara afatit të përcaktuar për të gjithë territorin e përfshirë ose pjesë të caktuara të tij, kur kushtet e kërkuara për miratimin e tij pushojnë së ekzistuari.
9. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për nxjerrjen e procedurës për zbatimin e këtij vendimi.
10. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit të evidentojë të gjitha lejet e zhvillimit, sipas pikës 6 të këtij vendimi, dhe të informojë autoritetet e inspektimit për marrjen e masave përkatëse.
11. Ngarkohen të gjitha autoritetet e planifikimit dhe autoritetet e inspektimit, në nivel vendor dhe kombëtar, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
12. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
E D I R A M A
Comments
"Rregjim, rregjim" bertiste

"Rregjim, rregjim" bertiste Muci.

Ky zgjohet nje dite e i jep vetes cdo lloj kompetence te mundshme, shpik projekte te tijat, ndalon te te tjereve, ju ndalon ushtrimin e detyres ne periudhe te caktuar njerezve te zgjedhur me vote.

Kot me te pyet o Muc, mbi c'praktike demokratike e kushtetuese bazohen keto vendime?

Mbi praktiken "edi hiq
Mbi praktiken "edi hiq debilet juriste qe ke verdall se le nam"
Dhe per te disaten here edi do leri nam ne gjykaten kushtetuse qe do ja hedhi poshte kete vendim idiot dhe qe shkel qe nga kushtetuta e deri tek aktet me te vogla normative.
Por kam nje frik qe PD sdo ankohet se keshtu 20 kateshi ndertohet dhe shitet se nuk ka leje te tjera. Keshtu u be dhe me 24 kateshin tjeter te bashkim ulajt. Dmth shkurtimisht kane rene dakort qe tja lejne mindesine vetem bashkimit te shesi
Njerez si Berisha dhe Rama i

Njerez si Berisha dhe Rama i kane keshilltaret ne menyre qe ti keshillojne ata, e jo per tu keshilluar prej tyre.

Po te je pa une nje

Po te je pa une nje pergjigje, me te cilen ti mund te mos jesh dakord: Mbi te drejten qe ka ky popull qe te mos rrenohet territori ku jeton dhe te mos i zihet fryma atij dhe brezave te ardheshem nga pallatet, pallate, pallate... Kaq gje te thjeshte nuk kupton, apo ben sikur nuk kupton. Pse e votoi populli me shumice, qe te vijoje shkaterrimi i territorit dhe pastaj masa te jete procedimi i disa krykomunareve, por ajo qe u shkaterrua nuk kthehet me. Ne duhet te jemi ne anen e atij qe mbron territorin, ne anen e atij qe do te kete me shume hapesira te blerta, kushdo qofte ky, kryeminister apo kryetarbashkie , Rama apo Basha. Edhe nje femije nuk e beson se duke u ndertuar pallate nen diga do te shtohet siperafaqeje e gjelber. Ajo sot edhet 100 % e gjelber dhe po te ndertohen pallate do tu shtoka siparfaqja e gjelber! A ka, si thote populli "bythe ku te rrije kjo". Edhe kaq nuk u kuptoka. Une kam ende dyshim se vendimi nuk e prek kete leje. Ishallah nuk eshte keshtu se "vaj me det".

Me fal po fjali si puna e

Me fal po fjali si puna e kesaj me poshte jane populizma banale prej te cilave nuk eshte bere asnjehere nje vend:

Mbi te drejten qe ka ky popull qe te mos rrenohet territori ku jeton dhe te mos i zihet fryma atij dhe brezave te ardheshem nga pallatet, pallate, pallate...

Me thua dot mbi cilin ligj aktual te Republikes se Shqiperise kryeministri i vendit i pezullon te drejten e veprimit njerezve te tjere te zgjedhur me vote?

p.s Ka plote menyra ligjore per rregulluar territorin, ne fakt legjislacioni aktual i percakton qarte kriteret e ndertimit. Nese ato nuk respektohen, km dhe partia e tij te nisin procese gjyqesore, te dergojne INUK etj etj. Kjo qe ndodh eshte asgje tjeter pervecse nje tentative te Rames per te kontrolluar akoma me shume tregun e ndertimit dhe per te perfituar ai dhe jo te tjeret prej tij.

p.s2 qe te biesh rehat, ky vendim nuk e prek fare ndertimin te diga sepse ai eshte ndertim me leje te miratuar ndersa vendimi i Rames eshte vetem per lejet e ardhshme. Dmth jane aq militante te verber sa edhe ato qe thote shefi juaj nuk i degjoni deri ne fund se e keni mendjen te bertisni urra.

Add new comment