Sa para janë grabitur nga Banka e Shqipërisë? Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për më shumë se 713 dhe urdhëron rinumërimin e parave

Postuar në 22 Gusht, 2014 09:43

Prokuroria dyshon se shuma e parave të vjedhura nga Banka e Shqipërisë mund të jetë më e lartë se 713 milionë lekë të nxjerra nga auditi. Një grup ekspertësh të caktuar nga organi i akuzës, do të kryejnë edhe njëherë rinumërimin e parave, për te përcaktuar e sasinë e sakte te parave vjedhura si dhe periudhën kur ka ndodhur vjedhja.

Paralelisht do të kontrollohet edhe dokumentacioni që shoqëron paratë për të kuptuar demin. Megjithëse ish-përgjegjësi i arkës stok Ardian Bitraj, ka dëshmuar para prokuroreve skemën dhe mënyrën se si ka mundur të marrë një shume aq të madhe nga thesari, për hetuesit dëshmia e tij është kontradiktore në disa pika, raporton “Vizion+”.

Bitraj ka pretenduar se kjo skemë nuk do të ishte kuptuar nëse nuk do të prekeshin paratë e dëmtuara nga arka stok. Arka stok është vendi i fundit ku magazinohen paratë e dëmtuara përpara se t’i nënshtrohen procesit të asgjësimit. Por, sipas të dhënave të para të organit të akuzës ka rezultuar se ai dyshohet se ka marrë para edhe nga arka në veprim.

Gjithashtu një pikë tjetër e dyshimte e prokurorisë është fakti se, Bitraj ka pretenduar se nuk ka bashkëpunëtor, dhe se për aktivitetin e tij kriminal brenda bankës nuk ka pasur dijeni askush tjetër. Por, kjo gjë për hetuesit është e dyshimte pasi në operacionin për të nxjerrë jashtë përdorimit paratë e dëmtuara marrin pjesë disa persona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.