Qeveria zyrtarizon furnizimin me armë për Bagdadin: “Do të jemi pjesë e koalicionit për mbështetjen me armë të lehta dhe municione kundër ISIS”

Postuar në 22 Gusht, 2014 11:52

Qeveria shqiptare ka dalë sot me një qëndrim zyrtar mbi sitiatën në Irak dhe angazhimin e Shqipërisë në stabilizimin e situatës në këtë vend. Me deklaratën e sotme, qeveria ka deklaruar dhënien e kontributit për forcat qeveritare irakene. “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL). Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë  pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere. Praktikat barbare të ISIL dhe situata humanitare katastrofike në Irak na vënë të gjithëve para përgjegjësisë morale për të bërë ç’është e mundur kundër errësirës që përpiqen të sjellin mbi njerëzimin forcat e verbra të terrorizmit. Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë e aleatët tanë në NATO e në BE”, thuhet në deklaratën e qeverisë. Kjo deklaratë plotëson me një qëndrim publik vendimin e 15 gushti për të dërguar në Irak municione dhe armë të lehta. Pra është si të thuash pas faktit.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.