Moda e kovës me akull e “vip-ave” shqiptarë; humoristi kosovar Bajrami "kujton": “Vendet e tjera janë mbrapa. Ne jemi larë që shpejt me kovë”

Postuar në 23 Gusht, 2014 15:56

Duket se sfida e kovës me akull, nuk është se po ngjit shumë në Shqipëri, përderisa po kalohet më tepër si biçim gallate vere. Aq më tepër që edhe politikanët që gjetën rastin të dalin njëherë në televizor përtej kullaros, e lënë stafetën solidarizuese për sëmundjen për të cilën edhe është krijuar kjo “garë” buzagas, dhe me idenë “për t’ia ngecur njëherë ndonjë kolegu”. Si për t’i vënë kapak të gjithë kësaj historie që mbërriti në Shqipëri shumë shpejt, humoristi kosovar Vedat Bajrami ka kujtuar se kjo e të larit me kovë është histori shumë e vjetër në anët tona. Mos të themi fare që këtu ka zënë fill. “Kur jemi la na shqiptart me kofe ... shum mas jon venet tjera”, shprehet Bajrami, i cituar nga “Telegrafi”.

http://www.telegrafi.com/fun/vedati-i-stupcave-kur-jemi-la-na-shqiptaret...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.