Majlinda Kelmendi në Rusi, kampione bote në xhudo. Sfidon duke mbajtur flamurin e Kosovës

Postuar në 26 Gusht, 2014 07:44

Shkëlqen sërish Majlinda Kelmendi, dhe një tjetër sukses për Kosovën në sport. Sportistja e njohur ka mbrojtur me meritë në Rusi titullin e kampiones së botës në xhudo deri në kategorinë 52 kg duke mposhtur në finale xhudisten rumune, Andrea Chitu. Majlinda Kelmendi në finale u kualifikua duke mposhtur xhudisten ruse, Natalia Kuziutina, e cila u tregua e pafuqishme përballë kosovares edhe pse kishte me vete të gjithë publikun vendas. Ky titull ka një rëndësi të dyfishtë për pejanen, pasi jo vetëm që mori medaljen e artë duke u ngjitur në majën më të lartë të podiumit, por nuk ngurroi të valavisë flamurin e Kosovën në vendin që ende nuk e ka njohur shtetin e ri.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.