Lëvizjet e fundit në Policinë Rrugore, ndër arsyet edhe inefiçenca në atentatin ndaj Santos

Lëvizjet e fundit në Policinë Rrugore janë komentuan nga Policia e Shtetit si të domosdoshme për shkak të mangësive që një grupi inspektimi konstatoi, si në vendosjen e gjobave arbitrare dhe sjelljet e vrazhda me qytetarët. Por duket se largimi i Pandeli Sullajt nga posti i nëndrejtorit të policisë së Tiranës ka të bëjë pikërisht me inefiçensën policore në rastin e atentatit ndaj bankierit Artan Santo. Sulla shihet si përgjegjës për mosmarrjen e masave për të ngritur posblloqe në hyrje – daljet e kryeqytetit, çka u mundësoi dy atentatorëve të largohen lehtësisht nga Tirana deri në Fushë – Krujë, ku edhe humbën gjurmët.
Në fakt, u njoftua se lëvizja e Pandi Sullajt kishte të bënte me një raport të një grupi inspektimi, rezultatet negative të të cilit Sullaj ua kishte përcjellë shefave të komisariateve. Në përmbajtjen e saj thuhet se, nga ana e shërbimeve të policisë nuk raportohet në sallën operative vendi ku ndalohet mjeti, ora e ndalimit, arsyeja përse ndalohen drejtuesit e automjeteve dhe masat e marra ndaj tyre. Gjitashtu, theksohet se është konstatuar, që gjatë orëve të vona të natës, nga ana e patrullës së përgjithshme dhe qarkullimit rrugor vendosen gjoba vend e pa vend dhe pa prezencën e drejtuesit të mjetit, veçanërisht në rrugicat e lagjeve.
a.k

Add new comment