Kroatja Vlahutin, kandidatja për të zëvendësuar Etore Sekuin në zyrën e BE-së në Tiranë

Quhet Romana Vlahutin, dhe është kroatja që pritet të jetë përfaqësuese e BE-së në Shqipëri. Vlahutin është kandidatja favorite për të qenë pasardhëse e italianit Ettore Sekui në zyrën e BE-së në Tiranë. Ajo është këshilltare e Presidentit kroat për çështjet e politikës së jashtme, dhe konsiderohet si një njohëse e mirë e rajonit dhe e BE-së. Sipas Ora News, mësohet se ajo ka qenë një nga emrat kyçë që ka negociuar për anëtarësimin e Kroacisë në BE, çka duket se do t’ia lehtësojë punën e diplomates në një vend që tashmë ka hyrë në një faze të re në rrugën integruese evropiane, pasi gëzon statusin e kandidatit.
a.k

Add new comment