Kosovë, njerëz të fesë islame dhe politikanë, pro ndalimit me ligj të vahabizmit

Postuar në 26 Gusht, 2014 11:57

Të intervistuar nga gazeta Express, drejtues të Bashkësisë Islame, imamë e ministra janë pro ndaljes së Vahabizmit në Kosovë. Të gjithë janë dakord se shteti mund ta miratojë një ligj dhe ta ndalojë përgjithmonë përhapjen e kësaj rryme. Bile, sipas tyre, Vahabizmi duhet të ndalet sa më shpejt, pasi po e prish imazhin e Kosovës dhe Islamit në përgjithësi. Ndalimin e Vahabizmit me ligj e ka bërë ditë me parë Malajzia. Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se Kosova mund dhe duhet ta ndalë rrymën ekstremiste në fjalë, dhe nëse shteti do të marrë hapa për ta ndaluar Vahabizmin, do të këtë edhe mbështetjen e BIK-ut.c edhe imam Zuhdi hajzeri është i të njëjtit mendim. Express i rikthehet edhe propozimit të paradhjetë vjetëve të ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi për këtë qëllim, që nuk u mbështet nga ndërkombëtarët në Kosovë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.