Përgjimi gjerman mbi Shqipërinë ka pasur të bëjë me dyshimet ndaj Berishës, thotë Fatos Klosi

Për ish-drejtorin i SHISH Fatos Klosi, përgjimi i qeverisë shqiptare nga shërbimi inteligjent gjerman, BND, dëshmon se Berlini nuk i ka besuar Sali Berishës dhe politikës shqiptare në tërësi. Klosi ka pohuar sot se përgjimet e shërbimit sekret të Gjermanisë, konfirmojnë klimën e thellë të mosbesimit dhe formalitetin e deklaratave zyrtare. Po ashtu, sipas tij Berlini ka dyshuar tek Sali Berisha dhe raportet e tij me krimin, nisur nga argumenti se përgjimet janë kryer për çështje sigurie. “Përgjimet e shërbimit inteligjent gjerman dëshmon faktin se Gjermania nuk i ka besuar qeverisë dhe politikës shqiptare. Nuk i ka besuar deklaratat dhe qëndrimet e tyre zyrtare. Prandaj ka dashur të mësohet se çfarë fshihet dhe çfarë mendojnë vërtetë. Së dyti, Gjermania ka dyshuar mbi Sali Berishën. Ka dyshuar për raportin e tij me krimin. Kush e ka drejtuar qeverinë gjatë periudhës së përgjimeve?”, ka thënë Klosi.
a.k

Comments
Pergjimet or Klos llozi jane
<p>Pergjimet or Klos llozi jane bere dhe behen ne cdo kohe,edhe ne momentet qe ne flasim.<br />Mos abuzo me te paditurit dhe mos kerko te politizosh informacionin.<br />Dihet pse dhe te gjiitha shtetet spiunojne njera -tjetren per qellime te politikes,ekonomise dhe krimit.Edhe per te pasur informacion per individe te caktuar dhe perdorur ne momente te caktuara.<br />Nese eshte si thua ti,vetem per qeverine e Berishes,mjere logjika jote,ata qe te vune ne ate pozicion dikur dhe fatkeqesi qe njerezit genjehen ne mes te dites nga nje ish “depolitizuar” tashme kthjelltesisht i politizuar dhe pa maske.</p>
Add new comment