Operacioni “Dukagjini”, asgjësohen 100 mijë rrënjë kanabis

Postuar në 27 Gusht, 2014 06:13

Operacioni i policisë për evidentimin dhe asgjesimin e parcelave të mbjella me kanabis në zonën e Dukagjinit vijon në ditën e shtatë të tij. Forcat e policisë janë përqëndruar në fshatin Prekal si edhe në disa fshatra të komunes Temal. Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet e ditur se në këtë operacion janë angazhuar  rreth145 efektivë. Per shkak se veprimet e policisë po zhvillohen në zona me terren malor, për të shtuar sigurinë janë përfshirë edhe dy grupe të repartit special RENEA. përveç terrenit malorefektiovët e policisë shpesh herë kanë qenë nën presionin e zjarrit të disa personave që qëllojnë me armë, duke rrezikuar seriozisht edhe dy helokopterë, një të ministrisë së mbrojtjes, dhe një të policisë. Helipokteri I policisë është dëtyruar të bëjë ulje emergjente në veri të vendit për shkak se plumbat e kanë goditur në motor dhe në depozitën e vajit. Përsa i përket operacionit të zhvilluar gjatë këtyre ditëve në fshatrat e komunës Pult, policia konfirmon se janë asgjesuar rreth 23 mijë bimë kanabis sativa. Nga fillimi i operacionit e deri tani, në zonën e Dukagjinit janë identifikuar dhe asgjesuar rreth 100 mije bimë narkotike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.