Kosovë, politika në sulm edhe ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Krasniqi: “Është antikushtetues dhe i korruptuar”

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk njohu seancën e parë plenare të Parlamentit të Kosovës dhe zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar, ka provokuar kundërshtime dhe ka lënë të pakënaqur shumëkënd. Madje aq sa të sulmohet direkt vendimi i saj, duke e karakterizuar si antikushtetues dhe me prapavijë politike. Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit, shprehet madje se për vetë natyrën antikushtetuese të tij, vendimi nuk është as edhe profesional. “Së parti vendimi është politik, së dyti është i korruptuar, së treti është diktues me nota detyruese për deputetët. Këto fakte janë të mjaftueshme për të konfirmuar se vendimi nuk është aspak profesional, është antikushtetues”, është shprehur ai.
koha.net/?id=27&l=23251
s.z
Add new comment