Zv. Drejtori i Bankers, Hodgson: “Patos-Marinëza, mundësi e jashtëzakonshme”. Kompania sponsorizon edhe samitin e tetorit në Athinë

Postuar në 27 Gusht, 2014 19:08

Zv. Drejtori i Bankers Petroleum, Mark Hodgson ka dhënë një intervistë, shpërndarë nga Interational Research Network(http://www.irn-international.com), por publikuar nga disa media online, në të cilën ka dhënë të dhëna për shfrytëzimin e zonës së Patos-Marinzës dhe objektivat e kompanisë. Bankers vlerësohet që të jetë investitori më i madh i huaj në Shqipëri, me 40% të investimeve të huaja direkte dhe me një vlerë operacionesh të kryera ndër vite që arrijnë në 1.4 miliardë dollarë. Hodgson shprehet krenar për përvojën në Shqipëri dhe deklaron se arritjet në fushën e P-M, më e madhja në Europë, janë më të mëdhatë që nga zbulimi i saj në vitin 1920. “Ne jemi rritur në këto 10 vjet dhe kemi kapur një prodhim prej 21 000 barrelash naftë në ditë. Aktualisht ne punësojmë 500 njerëz direkt në Shqipëri dhe 1700 janë të punësuar indirekt. Në vitin 2014, Bankers do të kontribuojë me rreth 100 milionë dollarë për qeverinë shqiptare, përmes pagimit të taksave. Ne mbetemi të pëqendruar në strategjinë tonë që...të ofrojmë rritje të qëndrueshme me 10-15% të prodhimit vjetor...”, ka thënë ndër të tjera Hodgson. I pyetur për projekte të tjera në Ballkan, ai ka deklaruar se objektiv është “përqendrimi në mundësinë e jashtëzakonshme të fushës naftëmbajtëse të Patos-Mairnzës("Currently we are focusing on the tremendous opportunity of our legacy asset, the Patos-Marinza oilfield)”. Hodgson ka paralajmëruar se për rritjen e produktivitetit ka disa teknika që mund të përdoren, ndërkohë që ky pohim në pamje të parë, sjell në kujtesë protestat e banorëve të zonës para disa kohësh. Duket se Patos-Marinëza ka shumë vlerë për këtë kompani, por edhe për prodhimin e naftës në shkallë europiane, pasi sipas Hodgson në 2014-ën “ne planifikojmë që të shpojmë në 150-170 puse horizontalë, afërsisht 1/3 e puseve të shfrytëzuar në fushat e Europës”. Hodgson ka shtuar më tej se me investimin e Bankers ka një përmirësim mjedisor të zonës dhe se kompania bashkëpunon me komunitetet për përmirësimin  e infrastrukturës së zonës. Ndërkohë Bankers Petroleum është sponosrizuesi kryesor i Samitit të Tretë vjetor të Ballkanit dhe të Adriatikut për Gazin dhe Naftën. Dhe në listën e mbështetësve të këtij samiti që do të mbahet në Athinë më 1-3 tetor, figuron edhe Ministria shqiptare e Energjetikës dhe Industrisë(http://www.balkanssummit.com). Synimi kryesor i këtij aktiviteti është “diskutimi për ndryshimet në legjislacion”. Për t’iu kthyer Bankersit dhe bingos së saj të madhe në Patos-Marinëz, pyetja që shtrohet, sado naive, është se për cilën arsye çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri nuk bien, përderisa figurojmë në vend të parë për nxjerrjen e naftës në rang Europe?

http://uk.prweb.com/releases/2014/08/prweb12122460.htm

s.z

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Ju te Respublica-s:

E para A dini te perktheni?

E dyta, a keni llogjike ne ato qe shkruani?

Si ja fusni kot: "përderisa figurojmë në vend të parë për nxjerrjen e naftës në rang Europe?"

Me 21,000 fuci ne dite ne qenkemi ne vend te pare. A keni tru ne koke

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.