Përkthyesi Dobresku flet për letërsinë, por edhe për shqiptarët në Rumani. “Janë të ndarë. “Kontributin” më të madh për këtë e solli ambasadori Sami Shiba”

Gazeta “Shqip” ka botuar sot një intervistë me Marius Dobreskun, përkthyes i Kadaresë në gjuhën rumune, por edhe ish-student në Tiranë në periudhën e para viteve ’90. Dobresku flet me pasion për veprën e Kadaresë, për libra të ndryshëm, kujton kohët studentore dhe jep disa konsiderata për letërsinë shqiptare në tërësi. Ka interes për t’u veçuar pyetja për gjendjen e komunitetit shqiptar në Rumani, pasi ajo që dikur njihej si Kolonia shqiptare e Bukureshtit, ka luajtur rol madhor në Rilindjen shqiptare. Për më tepër që ka shumë vjet që nuk flitet dhe nuk dihet gjë për këtë komunitet. Dhe lajmet që “sjell” Dobresku nuk janë aspak të mira, kjo falë punës së diplomacisë shqiptare. “Komuniteti i këtushëm është pak a shumë si i ndarë. “Kontributin” më të madh për këtë situatë të padëshirueshme e solli vetë ambasadori shqiptar, Sami Shiba. Nuk dua të flas më shumë nga konsiderata diplomatike, por shteti shqiptar duket se ka harruar traditën e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve tona...”, thotë Dobresku. Një vërejtje me vend, edhe pse e sigurtë është se në Shqipëri, këtë pak kush do ta marrë në konsideratë.
s.z
Comments
Shoku Dobrescu ka merita të
<p>Shoku Dobrescu ka merita të jashtëzakonshme për përkthimin e Kadersë në gjuhën rumune, por ka edhe mëkate të panumërta si bashkëveprimtar i shoqatës antikosovare (ALAR). Një nga mëkatet e tij më të mëdha është tentativa për ta hedhur në gjyq Kryeredaktorin e Revitsës Shqiptari, por i hasi sharra në gozhdë. Më çfarë të drejte flet ky kal trojan për ambasadorin e Shqipërisë që ka merita të jashtëzakonshme për bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe kontribute konkrete për zbukurimin e Bukureshtit dhe të Brailës me bustin e Ismail Qemalit dhe Naum Veqilharxhit, për inaugurimin e një pllake përkujtimore në ish kishën shqiptare të Bukureshtit, për afirmimin e Kosovës në Rumani. Shoku Dobrescu është persona non grata i komunitetit shqiptar të Rumanisë.</p>
Add new comment