Vlorë, shpërthim në banesë. Humb jetën një person

Postuar në 28 Gusht, 2014 05:17

Një tjetër shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Por ndërsa në rrugën Transballkanike ka ndodhur shpërthim eksplozivi në automjet, në lagjen "Çole" dyshohet se ka shpërthyer bombula e gazit në një banesë 1 katëshe. Shpërthimi nga rrjedhja e gazit ka ndodhur rreth orës 9: 30 në banesën e  një cifti të moshuarish. Për pasojë ka humbur jetën 70 vjecari Rrapi Halili, trupi i të cilit ka mbetur mes rrënojave të banesës. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas shpërthimit që ishte i dyti në qytetin e Vlorës në harkun kohor të dy orëve. Me ndihmën e fadromave pas dy orësh është nxjerrë nga banesa e shkatërruar trupi i copëtuar i 70 vjeçarit, i cili ndodhej i vetëm në banesë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.