Kreu i PD-së me një qëndrim për skandalin në BSH: “Të shqetësuar jashtë mase, por s'duam të përfitojmë politikisht. Qeveria synon kapjen e BSH-së”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot me një qëndrim politik për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Ai ka folur pas një takimi me dyer të mbyllura me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilin siç tha, ka ndarë shqetësimet edhe për çështjen e BSH-së. “Vjedhja e ndodhur në Bankën e Shqipërisë është një skandal i papranueshëm i cili na ka shqetësuar jashtë mase si opozitë. Natyrisht, nuk kemi rendur ta kapitalizojmë politikisht dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë; sepse besojmë, jemi të bindur se në qoftëse përmes kapitalizimit politik rrënojmë besueshmërinë e politikës monetare shqiptare, rrënojmë besueshmërinë e sistemit bankat shqiptar... Siç e keni parë, kjo nuk e ka frenuar qeverinë që ta kthejë këtë në një lojë për përfitim politik, me qëllimin e vetëm kapjen e Bankës së Shqipërisë dhe vënien e saj nën kontroll politik. E ndava me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, se kjo, do të ishte një tragjedi e përmasave të papara dhe të padëgjuara dhe që do të shkaktonte një shkatërrim të shpejtë dhe final të çdo sigurie bankare tek investitorët shqiptarë, tek ekonomia shqiptare. Natyrisht ka dhe duhet të ketë një hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësitë për këtë ngjarje të rëndë”, tha Basha. Ai ka folur edhe për skandalin e Sarandës, duke theksuar “se skandale të tjerë do të dalin në dritë”.
http://pd.al/index.php/lajmet/837-basha-te-gjithe-treguesit-e-ekonomise-...
s.z
Comments
Hahahhahha,e si tallet me
<p>Hahahhahha,e si tallet me njerzit pa u dridhur qerpiku...ncncncnc....</p>
Add new comment