Të ardhurat nga TVSH rriten 24%. Produkti i Brendshëm Bruto ndoshta mbi 3%...

Të dhënat zyrtare të Thesarit të Shtetit tregojnë se të ardhurat nga tatimi kryesor i shtetit shqiptar, TVSH-ja (Tatimi i Vlerës së Shtuar), janë rritur 24% (nga rreth 570 milionë dollarë, në 705 milionë dollarë) në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Meqënëse Produkti i Brendshëm Bruto nuk është gjë tjetër veçse vlera e shtuar gjatë një periudhe të caktuar nga ekonomia e një vendi, ka një marrëdhënie të fortë statistikore mes tij the TVSH-së. Nga një analizë statistikore e këtyre dy tregueve në vite, si dhe të treguesve të import-eksporteve e të investimeve, më rezulton se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto ( e njohur si rritja ekonomike) në 7-mujorin e parë ka qenë diçka mbi 3%. Vjet rritja ekonomike ishte 1.4%, ndërsa parashikimi i FMN-së për rritjen në gjithë vitin 2014 është 2,1%, ose rreth 300 milionë dollarë. Në qoftë se rritja 3% realizohet deri në fund të vitit, Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet me rreth 400 milionë dollarë.
E.Zaloshnja
Add new comment