Ligjërata kundër luftës në Siri, imami Fida: "Bëj thirrje që të mos i quani myslimanë shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë"

Komuniteti Musliman ka udhëzuar imamët e xhamive në vend t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë në ligjëratat e tyre, dënimit të luftës në Siri.
Teologu dhe imami i xhamisë ne Ali Dem, Elmaz Fida deklaron se rekrutimet në vendin tonë nuk bëhen në ato xhami që janë të legalizuara dhe të njohura nga komuniteti, por përmes qarqeve të tjera.
“Unë bëj thirrje që të mos i quani myslimanë. Thjeshtë se ka një mjekër nuk e bën mysliman. Thjeshtë se thotë ritualet nuk do të thotë se janë myslimanë. Myslimanët e kanë të ndaluar që të marrin pjesë në luftëra në vende që nuk ka njohur. Myslimani është i obliguar të marrë pjesë në luftë kur cenohen kufijtë e vendit të tij”, thotë imami Fida.
http://vizionplus.al/imamet-ligjerata-kunder-luftes-ne-siri/
S.S
Add new comment