Raporti: Parlamenti shqiptar me dy dhoma, të krijohet Senati

Diskutimet që kanë nisur për reformën kushtetuese risjellin sërish idenë e hershme të krijimit të Kuvendit me dy dhoma. Gazeta “Panorama” publikon sot një raport të “Soros” me 19 faqe të hartuar nga konstitucionalistët Kristaq Traja, Luan Omari, Sokol Sadushi, Gent Ibrahimi, Viktor Gumi dhe Arta Vorpsi ku ndër të tjera propozohet që për forcimin e rolit të Parlamentit, të krijohet edhe Senati si dhomë e dytë.
“Formula e Parlamentit dydhomësh në veçanti bën të mundur që Dhoma e Lartë e Parlamentit, si rezultat i zhvillimit të zgjedhjeve në kohë të ndryshme dhe ndryshimit të pjesshëm të përbërjes së saj, tipikisht të kontrollohet nga forca politike kundërshtare me qeverinë. Për pasojë, kontrolli mbi qeverinë bëhet më i natyrshëm” thuhet në raport. Ndër të tjera, propozohet që Senati të ketë kompetencën e emërimit të gjyqtarëve të lartë e kushtetues si një garanci për pavarësinë e sistemit gjyqësor. Nëse kjo do të realizohej, atëhere Shqipëria do t’i rikthehej një modeli parlamentarizmi të para Çlirimit.
Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/08/31/zbulohet-raporti-per-reformen-kushtetuese-parlamenti-me-dy-dhoma-krijohet-senati/
n.k
Comments
Jo kurren e kurres nuk duhet

Jo kurren e kurres nuk duhet te behet kjo. Sherret dhe cmira midis deputeteve do te rritet. Pse ai senator nga partia dhe jo une. Pa le sherret ne zgjedhje. Do te shtohen shpenzimet per deputetet. Asnje ligj nuk do te miratohet. E kalon parlamenti e bllokon senati.

Senatore trafikantet e femave dhe te droges!!!!????

c'ne me te madhe clirimi?

c'ne me te madhe clirimi?

Po pse or zoterinj, nuk

Po pse or zoterinj, nuk mjaftojne hajdutet ne Shqiperi e duhet te shtohen edhe ca te tjere? Nje dhome e deputete gjithsej 70. Mjaft jane, sikur se cfare po bejne, gjithe diten dysh.....

Duke qene se hajdut, plerat,

Duke qene se hajdut, plerat, kriminelet, mafjozet e ku ta di un shtohetn dita dites eshte normale qe nuk mjafton nje dhome...duhet patjeter Senati biles me keto ritme dhe klase politikanesh(politileshesh) do na duhet dhe nje dhome e 3. E mir o mire jemi me fat na qane hallet politika!!!

Senati ka funksionuar

Senati ka funksionuar relativisht mire vec ne shtetet federale. Nderkohe qe sistemet bikamerale kane kohe qe konsiderohn si problematike (psh shikoni bllokimin legjislativ ne USA) dhe shume shtete qe i kane po konsiderojne ti heqin (Itali, Franca). Pune shqiptaresh...

Une do te propozoja te

Une do te propozoja te kunderten ( ne nje mendje me Plaku Xhuxhumaku-n), qe te reduktohej numri i deputeteve aktuale pasi me bojkotet e vazhdueshme te alternuara PS-PD politikanet tane kane deshmuar qe nuk kane kulturen e diskutimit qytetar prandaj sa me pak te jene aq me pak polemika boshe do te degjojme e aq me pak leke do te dalin nga buxheti i shtetit per te mbajtur ca llafazane dallaveraxhi.

Add new comment