Lubonja: “Teatri i Kukullave shpall audicionin për aktor, me dyer të hapura”

Postuar në 02 Shtator, 2014 04:50

Teatri i Kukullave shpall audicionin për aktor me dyer të hapura. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Monika Lubonja thotë se për herë të parë në historikun e tij, “Teatri i Kukullave” shpall audicionin për aktor me dyer të hapura ku mund të jenë të pranishëm të gjithë ata që kanë dëshirë ta ndjekin këtë audicion. Ditën e mërkurë në datën 3 shtator, ora 10:00 në “Teatrin e Kukullave” fillojnë audicionet për dy role në premierën e re që po përgatitet. Sipas drejtoreshës së “Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë”, në çdo premierë do të ketë audicione për aktorë të rinj. Audicionet janë një mënyrë e mirë për të afruar profesionistë të rinj në trupën tonë, me qellim ripërtëritje dhe sjellje të talenteve të rinj në skenë, por edhe krijimin e një mundësie të mirë punësimi për të gjithë ata aktorë që diplomohen çdo vit në Universitetin e Arteve.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.