Raporti i “Opendata”, 189 transferta të dyshimta parash jashtë vendit për 2013-ën

Një raport i “Opendata”, zbulon se viti 2013 për financat shqiptare ka shënuar plot 189 raste të transfertave jashtë vendit të dyshuara si pastrim parash. Në raport thuhet se gjatë këtij viti, 34% e rasteve të dyshimta për pastrim paraje kanë të bëjnë me transfertat jashtë vendit. Në sitën e raportit për transaksione të dyshimta për pastrim parash kanë kaluar dhe derdhjet kesh, në të cilën rezultojnë 96 raste me shuma të konsiderueshme, teksa po ashtu përgjatë vitit 2013 është rritur dhe prezenca e fenomenit të pastrimit të parave nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale. Raporti detajon se në vitin 2013 nga 558 raste të dyshuara për pastrim parash, gjysma e këtyre rasteve kanë pasur element të veprës penale, ku 213 rast janë referuar në polici dhe 35 prej tyre në prokurori.
a.k
Add new comment