Dashamir Shehi flet hapur: Nuk bëhet opozitë me Kuvende paralele. Bojkoti i zgjedhjeve lokale, sjellje reaksionare

Postuar në 02 Shtator, 2014 16:04

Ka folur hapur kundër bojkotit opozitar aleati i PD-së Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së. Sipas tij, nuk mund të bëhet opozitë duke ngritur një Kuvend paralel. Në një intervistë për Ora News, Shehi argumenton se asgjë nuk ka ndryshuar në arsyet që çuan opozitën në bojkot, dhe thekson se qëndrimi afatgjatë jashtë parlamentit nuk është produktiv. “Sot vetë zoti Basha, madje edhe mbrëmë në një bisedë që kam pasur me zotin Ristani, kanë deklaruar se opozita do të jetë prezente në të gjithë punën që mazhoranca do të ketë në parlament, duke ngritur grupe pune në mënyrë paralele, në një farë mënyre një parlament paralel, duke marrë të gjitha materialet që do të diskutohen nëpër komisionet parlamentare, a mund të bëhet kështu opozitë? Unë e shikoj se është me u vetëreduktu. Është një pozicion i pafavorshëm, jo me seriozitetin e nevojshëm. Madje zoti Berisha vetë ishte se ne nuk mund të krijojmë një parlament paralel, se s’është e mundur. Gjeti një shprehje shumë të bukur “parlamentarizmi presupozon, e ka natyrën e vet mazhorancë”. Pra, pa mazhorancë nuk mund të flitet për një parlament”.

 

Lexoni më gjatë në linkun: http://www.oranews.tv/vendi/shehi-kunder-kuvendit-paralel-te...

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.