Guvernatori i BSH Fullani vizitë “blic” tek Leskaj i KLSH-së: Mister mbi qëllimin e vizitës

Ka mbetur në terr takimi i shkurtër mes Fullanit e Leskajt. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë rreth mesditës të së mërkurës ngjiti shkallët për në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Takimi kreun e KLSH-së Bujar Leskaj ka zgjatur vetëm disa minuta. Megjithatë pasi doli nga zyra e kreut të KLSH-së, guvernatori Fullani nuk pranoi të japu asnjë deklaratë për median por është larguar me shpejtësi, madje i mbrojtur nja truproja e tij. Ndërsa Bujar Leskaj, është shprehur se me Guvernatorin ka zhvilluar një takim institucional. Kjo vizitë është bërë në një kohë që KLD po merret me shqyrtimin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Nga ana e saj KLSH-ja ka nisur një kontroll, që më 23 korrik, menjëherë pas shperthimit të skandalit për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, për përputhshmërinë e administrimit të fondeve.
L.V
Add new comment