Spartak Ngjela: PD nuk bënte dot opozitë, prandaj u largua nga Kuvendin

Gjatë një interviste në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Spartak Ngjela tha se Partia Demokratike iku nga Kuvendi pasi nuk bënte opozitë. “Dhuna në Kuvend nuk është shkak i bojkotit” , u shpreh më pas kreu i PLD, ish-deputet i spektrit të djathtë por dhe ish-aleat i së majtës. sipas Ngjelës, Shqipëria ka një krizë morale. “Shqipëria ka një krizë morale që duhet goditur. Çështja është shumë e rëndë, opinionin publik është i mbarsur me korrupsionin dhe mosdhënien e drejtësisë. Të gjitha këto janë jashtë opozitës dhe opozita duket si jetime nuk mund ta shikojnë pesë njerëz. Faji yt ka ikur me vota” tha për News24 Spartak Ngjela. Gjithashtu Ngjela foli edhe për rolin e shumicës në kthimin e normalitetit në vend. Sipas tij duhet inkurajuar një sistem me zhvillim normal në vend. Gjatë fjalës së tij Ngjela foli edhe për Reformën në Drejtësi. Sipas tij kjo reformë nuk është një gjë e lehtë sepse duhet ndryshuar i gjithë sistemi.
L.V
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/spartak-ngjela-pd-iku-nga-kuvendi...
Add new comment