Lulzim Basha: Procesi "Fullani" të ketë transparencë maksimale, politika nuk duhet të influencohet

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagon pas arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian. Ai tha se interesat e Shqipërisë kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale. “Politika nuk duhet të influencohet në këtë proces, as nuk duhet ta motivojë, por duhet ta ndjekë me përgjegjësi”, u shpreh Basha. Me tej ai tha: “Ky proces kërkon drejtësi të pandikuar dhe të pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta” Sipas tij procesi duhet të mbetet jashtë frymëzimit oligark për të kapur gjithë pushtetet dhe për të vënë nën kontroll politikën monetare.
L.V
Comments
Me sa duket Basha nuk di se
<p>Me sa duket Basha nuk di se cflet. "Politika nuk duhet te influencohet"-thote kurse eshte krejt e kunderta, "drejtesia nuk duhet te influencohet". Me krijohet dyshimi qe ai nuk di mire as shqipen kur ngateron trajten pesore te foljes me ate veprore.</p>
Add new comment