'Euro 2016', Shqipëria gol spektakolar në stadiumin “Estadio Municipal de Aveiro” të Portugalisë

Postuar në 07 Shtator, 2014 15:56

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga De Biazi fiton 1-0 ndaj kombëtares Portugeze. Kështu startoi të dielën fushata kualifikuese e “Euro 2016”. E pozicionuar në Grupin I, përfaqësuesja jonë kuqezi luajti ndaj Portugalisë prej orës 20:45 të dielën, në stadiumin “Estadio Municipal de Aveiro”. Përfundoi 0 me 0 pjesa e parë e ndeshjes. Në minutën ‘52 të pjesës së dytë kombëtarja shqiptare shënon golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes ndaj Portugalisë. Pas një pasimi të Odise Roshit, Balaj gjeti çastin dhe shënoi në portën portugeze. Në këtë mënyrë Shqipëria merr tri pikët e para duke hapur shpresën për të kualifikuar në Kampionatin Europian “Francë 2016”. Kjo është ndeshja e parë eliminatore, ndërkohë që gjatë rrugës ekipi kombëtar duhet të sfidojë edhe rivalët e tjerë si Serbia, Danimarka dhe Armenia. Në favorin e skuadrës kuzezi ndoshta ishte mungesa e “Topit të Artë” në fuqi, Kristiano Ronaldo, i cili ka probleme lëndimi dhe nuk doli në fushë për këtë eliminatore startuese në Grupin I. De Biazi duket se nuk ka pasur më dilema për formacionin. Lojtarë si Lila, Kaçe, Gashi, Salihi e Kapllani përfundojnë në stol, ndërsa për herë të parë iu dha besim sulmuesit shkodran Bekim Balaj, besim të cilin ai e justifikoi. Kjo ishte dhe një fitore historike e kombëtares shqiptare. Ndeshja e radhës për kombëtaren do të jetë më 11 tetor kundër Danimarkës në “Elbasan Arena”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.