Asnjë nga emrat e përfolur nuk është kandidat për Guvernator, thotë Rama. “Do ketë profil krejtësisht teknik”

Kryeministri Edi Rama ka folur para gazetarëve lidhur me çështjen e bankës Qëndrore. Rama sqaroi se guvernatori i ri i BSH nuk do të jetë me profil politik por do të vijë nga fusha e financave. Kësisoj, asnjë prej emrave të aluduar deri më tani nuk është pjesë e kandidaturave për guvernator të BSH.
“Kemi rënë dakord që kjo krizë administrimi duhet trajtuar dhe duhet shfrytëzuar si një mundësi e re për të forcuar pavarësinë e BSH, për të rritur sigurinë, dhe për të kthyer besimin në një kohë sa më të shkurtër, si dhe të krijohen mekanizmat e nevojshëm për sigurinë brenda BSH. Shumica jonë do të veprojë me ambicie shumë të madhe, dhe do të punohet për t’i plotësuar pozicionet e lira me profesionaliste të nivelit më të larta. Emrat e përmendur deri më tani, nuk janë pjesë e kandidaturave për kreun e BSH. Mbështetim plotësisht hetimin dhe gjithë procesin e hetimit dhe të punës së drejtësisë dhe fjalën e ka drejtësia”, tha Rama. Sipas tij, zgjedhja e guvernatorit të ri nuk do të jetë një proces përmes kartonave, ndërsa shtoi se ai do të jetë një zgjedhje e pakontestueshme profesionale dhe morale.
“Sa i përket këshillit Mbikëqyrës e përsëris se ne do të veprojmë shpejt dhe pa u ngutur, dhe do respektojmë në çdo hap pavarësinë e institucionit. Ky nuk është një proces ku shumica do të përdorë kartonat për të vënën nën kontroll BSH, dhe ky është parim i yni.” nënvizoi Rama.
a.k
Add new comment