Zvicra diskuton për t’i dhënë azil Snowdenit, që të dëshmojë për spiunazhet kundër shtetit helvetik

Gazeta zvicerane, le Matin DIMANCHE ka bërë të ditur me 7 shtator , se zyra Federale e Prokurorit të Përgjithshëm ka kërkuar ndihmë ligjore në lidhje me faktin nëse Eduard Snoëden do të ketë imunitet nga kërkesa e SHBA-së për ekstradim. Zyrtarët zviceranë po debatojnë nëse i arratisuri amerikan mund të marrë azil, në mënyrë që të dëshmojë gjatë hetimeve të shtetit, për spiunazh kundër Zvicrës. Marcel Bosonnet, avokat zviceran që përfaqëson Snoëden-in, ka thënë për gazetën zvicerane se klienti i tij i cili për momentin gjendet në Rusi, ka kërkuar që të dërgohet në Zvicër.
a.k
Add new comment