Basha mbledh kryesinë e PD-së plus Mediun. Caktohen grupet e punës për “opozitë nga jashtë”

Kreu demokrat Lulzim Basha ka shmangur mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila u njoftua se do të zhvillohej gjatë orëve të paradites, ndërsa ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së tij, ku ka qenë prezent edhe kreu republikan Fatmir Mediu. Shkak për anullimin e mbledhjes së grupit parlamentar, sipas burime nga PD, ka qenë axhenda e ngjeshur me takime e Bashës. Por kjo nuk ka penguar kreun e partisë më të madhe opozitare që të thërrasë një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar ku janë diskutuar dy çështje kryesore, rakordimi i punës së grupeve alternative të ngritura në PD pas vendimit për bojkot, me axhendën dhe programin e parlamentit dhe insiativa për referendume lokale. Grupet e punës të cilat janë ndarë në bazë të komisioneve parlamentare, do të shqyrtojnë çdo ligj dhe vendim të qeverisë, për të dhënë më pas nga selia blu argumentat kundër nismave, duke bërë në këtë mënyrë sipas tyre, opozitën dhe transparencën e vendimeve të mazhorancës.
a.k
Comments
Jeni pa turp deri sa
<p> Jeni pa turp deri sa nxirrni te kundershtojne veprimet feminore te edvinsave dhe edvinseve ata qe denuan PD-në dhe qe deshtuan me turp ne qeverisje, e per me keq me te njejtat programe dhe ide....</p>
Add new comment