Selami Xhepa: Guvernator i huaj? Pse jo, kjo praktikë ka ndodhur edhe në vende të tjera

Postuar në 09 Shtator, 2014 11:30

Teza e artikuluar së fundmi nga mazhoranca për një Guvernator të huaj, pas arrestimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjen mbështetje edhe nga ish-deputeti demokrat Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë. Në një intervistë për A1 Report, Xhepa thotë se një guvernator i huaj mund të jetë zgjidhje shumë e mirë për t’i kthyer besimin institucionit. “Pavarësisht dorëheqjes në Këshillin Mbikqyrës dhe arrestimit të Fullanit unë e shikoj si fillimin e zgjidhjes së problemit. Struktura e bankës është e rëndësishme të rifreskohet me personalitete e figura të reja. Teza e marrjes së një guvernatori të huaj nuk është e re, ka patur shembuj në shumë vende të botës. Kjo praktikë është zbatuar në ato raste kur vendi ka kaluar në kriza të rënda financiare, me qëllim rikthimin e besimit të sistemi bankar. Si për shembull Argjentina në vitin 200 kur pati një krizë të thellë financiare. Marrja e personaliteteve nga bota akademike globale apo financiarëve të njohur rikthen besimin. Ideja për një guvernator të huaj me duket shumë e pranueshme, por që të jetë personalitet global dhe t’i japë kredibilitet. Por në rastin konkret Shqipëria ka nevojë për besueshmëri në tregun e brendshëm dhe jo atë global. Problemin ne e kemi me pjesën tonë të brendshme dhe jo me pjesën tjetër të botës.

Por mund të jetë edhe shqiptar, por e mira është që të mos ketë qenë pjesë e politikës. Nëse do të respektohen këto kritere mua do të më dukej zgjidhje ideale”, thotë Xhepa.

a.k

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Ka gjithmon rrezik qe importet (perfshi edhe ato te burimeve njerezore) te mbysin produktet vendase. Bankieret shqiptare do te kene ne dore drejtimin afatgjate te bankes dhe nuk behet mire qe u eleminohen opsionet e karrieres mu perpara syve. Guvernatori aktual u akuzua per hajdut dhe jo inkompetent. Le te ndreqim gjera nje e nga nje me rradhe dhe jo te adresojme probleme qe nuk e dime akoma a i kemi apo jo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.