Cameron: Do bëj gjithçka mundem për ruajtjen e bashkimit me Skocinë

Postuar në 09 Shtator, 2014 13:15

Sipas agjensisë ANSA, kryeministri britanik, David Cameron deklaroi: “I përmbahem fort dhe me pasion Mbretërisë sonë të Bashkuar dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta ruajtur këtë bashkim”, Ai njoftoi se të mërkurën do të shkonte në Skoci, së bashku me liderë të tjerë të politikës angleze dhe përfaqësues të partive kryesore për të bërë fushatë për mosshkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe. “Në fund të fundit do të jenë skocezët ata që do të vendosin, por dua që ata ta dinë se pjesa tjetër e Britanisë së Madhe do që Skocia të qëndrojë me ne”, theksoi Cameron. ”Siguroj se do të bëjmë të gjitha hapat e duhura për të garantuar skocezët se mund të kenë më të mirën, do të kenë më shumë fuqi për të qeverisur, por duke qëndruar brenda Britanisë së Madhe”, shtoi kryeministri britanik. Agjensia ANSA njofton se më 18 shtator, Skocia do të zhvillojë referendumin për të qenë apo jo pjesë e Britanisë së Madhe.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.