600 trupa në stërvitje e përbashkët mes forcave shqiptare dhe atyre britanike

Postuar në 10 Shtator, 2014 03:43

Një stërvitje e zgjeruar e quajtur “Albanian Lion” po zhvillohet në Shqipëri si një bashkëpunim mes forcave të armatosura shqiptare  dhe atyre britanike.  Stërvitja ka nisur që më 30 gusht dhe do të përfundojë më 16 tetor, e ndarë në katër faza. Ministria e Mbrojtjes njofton për një konferencë të posaçme për shtyp në të cilën kanë folur ambasadori britanik Nicholas Canon, komandanti i Forcës Tokësore Zyber Dushku dhe zv.komandanti i Komandove të Marinës Mbretërore, kolonel Kevin Oliver. “Stërvitja “Albanian Lion ‘14” do të fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve,“Non-combatant Evacuation Operations”, nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 600 trupa, të cilët do të kryejnë demonstrime ushtarake në Bizë, Zall-Herr, në Kepin e Palit, Kuçovë, Pashaliman dhe Porto Palermo. Trupat do të mbështeten nga deti me katër anije ushtarake. Ndërsa stërvitja “Dragon Hammer ‘14” do të zhvillohet në Bizë, me qëllim realizimin e skenarëve taktikë malorë. Gjatë kësaj faze të stërvitjes do të shfrytëzohet baza e Kepit të Palit për bazë furnizimi logjistik, si dhe për largimin e trupave dhe automjeteve pjesëmarrëse në “Albanian Lion 2014”, përcjell MM lidhur me qëllimet e stërvitjes.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.