Shoqata e Bankave: Stabiliteti financiar, i pacënuar. Do vijojmë bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë

Postuar në 10 Shtator, 2014 05:13

Shoqata Shqiptare e Bankave deklaron se pavarësisht zhvillimeve të fundit në Bankën e Shqipërisë, funksionimi dhe  stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk është cënuar. Përmes një komunikate për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave thekson se sistemi  bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një  performancë të qëndrueshme.

Në fund të komunikatës, Shoqata nënvizon se bankat do të vijojnë bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë dhe institucionet e tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.