Rama në Kinë, kryeministri kinez shpreh interes për investimet në infrastrukurë. Përmend ndërtimin e aksit Maqedoni-Shqipëri

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kinë po pasohet nga disa lajme “të bujshme” që flasin për projekte të mëdha dhe serioze. Kështu “ATSH” bën me dije se në takimin që Rama ka patur me homologun kinez Li Keqiang, ky i fundit ka kërkuar pjesëmarrje më të madhe të investimeve kineze duke shprehur interes të posaçëm për “ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë”. Nga ana tjetër porti i Shëngjinit është tanimë pjesë e “domenit” kinez të investimeve dhe duket se urat e vjetra të miqësisë kino-shqiptare po aktualizohen, të paktën verbalisht, me projekte dhe ide që gjithsesi do të duhet të presin realimin për t’u quajtur reale.
http://www.ata.gov.al/rama-me-homologun-li-keqiang-ndertim-te-autostrade...
s.z
Comments
Shihni flamurin " e
<p>Shihni flamurin " e percundnuar" shqiptar ne sfond. Prodhim kinez.</p>
Add new comment