“Radha” e Kinës për një samit me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. “Tanjug” shkruan se do të mbahet në Beograd në muajin dhjetor

Postuar në 10 Shtator, 2014 15:55

Serbia dhe Kina kanë rënë dakord që të organizojnë në Beograd në muajin dhjetor një samit që do të bashkojë në një tryezë superfuqinë aziatike dhe 16 vendeve të Europës Lindore dhe Qendore. Kjo është bërë e ditur pas takimit të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe homologut kinez Li Keqiang në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Kinë. Një takim i ngjashëm i para disa muajve, i mbajtur në Bukuresht kishte edhe praninë e Shqipërisë, që nuk dihet nëse kësaj radhe do të marrë pjesë ose jo, ndonëse samiti i shkuar miratoi një dokument të përbashkët. “Tanjug” flet edhe për faktin se vizita e kryeministrit kinez Li Keqiang në Beograd është e para e një titullari të qeverisë kineze pas 30 vjetësh. Po kështu duket se është rënë dakord në parim, bashkë me Greqinë dhe Hungarinë, që Kina të ndërtojë hekurudhën e shpejtësisë së lartë Budapest-Beograd, e cila do të lidhë edhe Selanikun. Po sot mbërriti lajmi se Kina ka interes për aksin Maqedoni-Shqipëri, çka dëshmon hapjen e Kinës në funksion vetëm të interesave të veta. Nuk dihet sa do të realizohen të gjitha këto projekte që kanë gati 3 dekada që përfliten, por ato përfaqësojnë deri diku koncepte dhe prirje zhvillimi. Në planin politik, por edhe atë ekonomik, do mbajtur parasysh se për Ballkanin një zhvillim i rëndësishëm ishte edhe Konferenca e Berlinit.

http://tanjug.rs/news/144289/vucic--li-agree-to-hold-summit-in-belgrade.htm

s.z

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Nuk ka pse e marrim per te vertete kete paralajm,

por, nese rezulton i tille,

kam prirjen te besoj se do shtyhet serish vizita e Rames ne Beograd...!

Ose, do dale vizite e pavlefshme, fill pasi te mos kthehet atje serish per te perkujtuar pamfletin

:Hrushovi ne gjynje perpara Titos", te ende-Heroit te Popullit E.H.!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.