Rama pas sherrit të tifozëve në Shkodër: Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve

Ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku tifozët e Tiranës dhe Vllaznisë u përplasën mes tyre, ka dënuar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka garantuar se qeveria do të bashkëpunojnë ngushtësisht me Federatën Shqiptare te Futbollit për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtyre ngjarjeve. “Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve! Do bashkëpunojmë ngushte me FSHF për t’i dhënë fund histerisë turpëruese të dhunës”, shkruan Rama në faqen e tij në “Facebook”. Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin veriperëndimor, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila theksoi se duhet të merren masa të menjëhershme që ngjarje të tilla të mos ripërsëriten. Ngjarja e dhunshme në Shkodër nisi gjatë ndeshjes së javë së tretë të Superligës mes Vllaznisë dhe Tiranës, të zhvilluar në “Loro Boriçi”. Ndeshja qe përfundoi 1-1 u shoqërua mefyerje nga të dy tifozeritë përgjatë gjithë takimit, ndërsa degjeneroi në përlapsje në 10 minutat e fundit të lojës.
L.V
Comments
Ja fytyra e vertete
<div>Ja fytyra e vertete kafsherore e tifozeve te Shkodres: 1 foto=1000 fjale, 1 video=1000 foto</div><div>https://www.youtube.com/watch?v=jX0yIBCadZk</div>
Add new comment