Ndoka: Vendimi për bojkotimin e Kuvendit i përket PD-së, nuk u konsultuan me aleatët

Nard Ndoka bëri të ditur se nuk ka pasur konsultim me aleatët për bojkotimin e seancave në Kuvend dhe se ky vendim është i Grupit Parlamentar të PD-së. I ftuar në emisionin ‘Mëngjes Express’ në ‘Ora News’ me gazetarin, Enkel Demi, kreu i demokristianëve nuk ngurroi të shprehë kundërshtinë kundër këtij vendimi të PD. Sipas tij opozitarizmi bëhet në parlament dhe prania e deputetëve opozitarë bëhet dhe më e rëndësishme në kushtet e një Kryeministri që po çon ekonominë në kolaps. Në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, kreu i PDK-së, bëri të dëgjueshëm propozimin e tij, që konsistonte në krijimin e një komisioni kuvendor për mbarëvajtjen e vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri me 21 shtator. Sipas tij, 21 shtatori duhet të ketë përmasat e një festë kombëtare dhe si e tillë Kuvendi duhet të ketë rolin e tij.
L.V
Add new comment