130 mijë dollarë për Urën e Goricës, së shpejti nis restaurimi

Postuar në 14 Shtator, 2014 01:21

130 mijë dollarë për të nxjerrë në dritë vlerat e një vepre të papërsëritshme. Bëhet fjalë për Urën e Goricës në Berat. Në nismën e restaurimit të shumë veprave monumentale dhe historike bën pjesë edhe  Ura e Goricës, e cila do të  fillojë të restaurohet së shpejti. Fondi prej 130 mijë dollarësh, akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të mundësojë konservimin e vlerave të papërsëritshme që mbart kjo urë. Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet 10 m mbi lumin Osum dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.