Të hënën Fullani në apel, hetimet thellohen edhe në bankat e nivelit të dytë

Do të vazhdojë të qëndrojë në burg apo do të hetohet në gjendje të lirë. Flitet për ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Kjo vendoset të hënën, më 15 shtator, do të përcaktojë fatin e. Por, ndërsa vëmendja e të gjithëve është përqendruar tek ish-guvernatori, hetimet e organit të akuzës vazhdojnë dhe pritet që të dalin në dritë detaje të reja për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në arkën e Thesarit në Bankën e Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” shkruan se ditën e hënë, prokurori i Tiranës, Ramadan Troci pritet që të sekuestrojë dokumentacionin e kompanisë audituese, e cila ka qenë e kontraktuar nga Banka e Shqipërisë për kryerjen e auditit përgjatë viteve që është kryer vjedhja në BSH. Nga ana tjetër, burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore të ditës së nesërme, në Gjykatën e Apelit akuza e shtetit do të përfaqësohet nga prokurori Nezir Gjoka. Por, të njëjtat burime sqarojnë se gjatë kësaj jave, pranë prokurorisë pritet që të thirret për t’u pyetur për shkak të detyrës që mban, edhe drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe. Ky i fundit është paraqitur shpesh pranë organit të akuzës kohët e fundit, ku ka dorëzuar edhe dokumentacionin që ka kërkuar prokuroria.
L.V
Add new comment